Shkodër, vajza vrau gjyshen për ta grabitur, xhaxhai: Unë nuk jam Zoti, nuk e fal!- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të dytën herë brenda pak javësh, është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Eraldo Qatipit dhe Xhoana Hilës, të akuzuar për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e të moshuarës Angje Hila.
Ngjarja ndodhi 1 vit më parë në banesën e 82 vjeçares në lagjen ?Gjuhadol? të Shkodrës. Shkak për shtyrjen këtë herë është bërë tërheqja e avokatit Blerim Bazhdari, i cili paraqiti kërkesë më shkrim trupit gjykues se nuk mund ta përfaqësonte në mbrojtje të pandehurën.
Ndryshe nga Xhoana Hila, i riu Qatipi u paraqit me dy avokatët mbrojtës. Në sallën e gjyqit ku kësaj radhe nuk u lejuan kamerat, ndërsa të pranishëm ishin familjarët e dy të akuzuarve. Në dalje Andrea Hila, i biri i viktimës u shpreh se familja e tij nuk fal, vetëm Zoti fal dhe ne jemi këtu që të zbulohet e vërteta dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrau-gjyshen-per-ta-grabitur-xhaxhai-i-vajzes-une-nuk-jam-zoti-nuk-e-fal/

Recommended