Report TV - Rruga Tiranë-Elbasan me drita Farina: Ne, rol për zhvillimin e vendit

  • 8 years ago
Hyrja e autostradës Tiranë-Elbasan, tashmë do të jetë e ndriçuar, falë mbështetjes të Albtelecom. Të gjithë vizitorët që vijnë nga pjesa lindore e Tiranës, nga Greqia dhe Maqedonia do ta përshkojnë këtë rrugë të ndriçuar.

Sistem i ndriçimit prej 3 km, është vendosur në përputhje me standartet ndërkombëtare.

Kryetari i Bordit të Albtelecom Giuseppe Farina dhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto kanë përuruar vendosjen e dritave në këtë segment rrugor që deri dje ka qenë në errësirë.

Kreu i bordit të Albtelecom Giuseppe Farina tha se është i kënaqur që ka mundësuar ndriçimin në këtë aks rrugor.

?Albtelecom është mjaft i kënaqur për mundësinë e bashkëpunimit me Ministrinë e Transporteve. Duke qenë operatori më i madh në Shqipëri për sa u përket shërbimeve dhe ofertave, ne jemi të përgjegjshëm për rolin tonë në zhvillimin e vendit. Ne do të vazhdojmë me këto përpjekje që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe gjithashtu do të mbështesim agjencitë publike për të sjellë standartet më të fundit. Ne kemi rrjetin më gjerë fiks dhe më të madh të infrastrukturës me fibra optike në Shqipëri, të instaluar në rrugët kryesore për ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit?