Në Tiranë dhe Sarandë shpërthejnë dy makina me eksploziv- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Dy shpërthime me eksploziv janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë dhe Sarandë. Në kryeqytet një sasi eksplozivi iu vendos një automjeti në komunën e Parisit. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi rreth orës 1:20. Pas verifikimeve është konstatuar se nga shpërthimi është dëmtuar në pjesën e përparme nëj automjet tip Ford Focus në pronësi të bashkëshortes së pronarit të mobileri Kamisos.
Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes u konstatua se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme matriale. Nuk dihen ende autorët, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shperthen-nje-automjet-tek-komuna-e-parisit-vetem-deme-materiale/