Report TV - Duka nis takimet nga Shkodra: Synojmë përfshirjen në Parlament

  • 8 years ago
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka nisur turin e takimeve në rrethe me strukturat e kësaj force politike ndërsa ndalesa e parë ka qenë qyteti Shkodrës, nga ku ka deklaruar se forca që drejton synon që në zgjedhjet e ardhshme të ketë përfaqësuesit e saj në Parlament.

Përpara anëtarëve të kësaj force politike Duka theksoi se procesi i riorganizimit, hapjes dhe forcimit të PAA, duke u rritur në numër nëpërmjet prurjeve të reja, është treguesi që një parti po përçohet drejt progresit.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryetari i Asamblesë Lufter Xhuveli i cili theksoi se me riorganizimin e ri të PAA- së në zgjedhjet e 2017- ës, kjo forcë politike pretendon të ketë grupin e vët parlamentar.

Në këtë takim të parë të anëtarëve të Kryesisë të partisë Agrare Ambientaliste, kreu Agron Duka është njohur me strukturat aktuale të Partisë të këtij Qarku, ndërsa janë emëruar edhe kryetarët e Forumit të Gruas dhe te Rinisë.

Recommended