Dëshmojnë rojet e liqenit të Badovcit kundër të akuzuarve - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Prishtinës ka vazhduar këtë të premte gjykimi ndaj 5 të akuzuarve për terrorizëm, të cilët janë arrestuar në korrik të vitit të kaluar te liqeni i Badovcit. Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhija, Fehmi Musa dhe Enis Latifi ishin duke regjistruar një video propaganduese, si dhe duke lexuar betimin e kreut të ISIS-it.