Report TV - "Bujqësia", Vasili letër Ramës Zgjidhje urgjente, situata nuk pret

  • 8 years ago
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, kërkon zgjidhje urgjente për problemet në bujqësi, të ngritura prej tij edhe më herët.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, letër e cila pason atë të datës 31 mars, Vasili i cilëson shqetësuese problemet me të cilat po ndeshet bujqësia shqiptare, sikurse është bllokimi në doganë nga pala maqedonase të eksportit të produkteve shqiptare.

Shqetësimin për doganat, Vasili e lidh edhe shërbimin doganor, që sipas tij, mbyllet në orën 20:00 duke kërkuar linjë të dedikuar doganore për kamionët me prodhime bujqësore.

Recommended