Report TV - Kuvendi miraton ligjin për "të drejtën e autorit", Kumbaro: Hap para

  • 8 years ago
Kuvendi ka miratuar sot vetëm me votat e mazhorancës, ligjin për të drejtat e autorit. Pas votimit në Kuvend, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka deklaruar se ligji i miratuar sot nga parlamenti ?Për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to? është një hap para për mbrojtjen e të drejtës së autorit, që i jep përgjigje shumë shqetësimeve.

?Me këtë ligj të ri shënojmë një të drejtë të autorit?, tha ministrja e kulturës Mirela Kumbaro në një konferencë për shtyp pas miratimit të projektligjit sot në Kuvend.

Kumbaro tha se autori nuk e ka patur mbrojtjen e duhur, qoftë për shkaqe historike, qoftë për shkak të kuadrit ligjor.

?Ne sot kemi një ligj të 2005-ës, ku autorët dhe përdoruesit që përfitojnë nga e drejta e autorit duhet të paguajnë për të paguar atë. Të tre palët janë të dëmtuar nga kuadri ligjor ekzistues, ku autorët dhe krijuesit janë ndjerë të pashpërblyer, pa mirënjohje, madje edhe të grabitur - tha Kumbaro.

Kumbaro theksoi se nga institucionet që punojnë për të drejtat e autorit ?ka pasur paqartësi se çfarë bëhet me paratë që përdoruesit paguajnë?.

Sipas saj, institucionet nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur pranë institucioneve shtetërore.

?Mendoj që me këtë ligj ne u japim përgjigje shumë shqetësimeve. Kemi bërë një analizë të të gjithë aktivitetit të agjencive dhe shqetësimeve nga përdoruesit, por paratë që mblidheshin nga përdoruesit nuk shpërndaheshin tek autorët. Agjencitë vetëm 15 për qind të të ardhurave japin. Me ligjin e ri kemi një mekanizëm nxitës që të mbledhim më shumë për të shpërndarë më shumë?, tha Kumbaro.

Sipas Kumbaros ?Agjencitë në thelb nuk janë veçse OJF që shteti i licenson si ndërmjetës të së drejtës së autorit?.

?Sot kemi situata ku OJF apo OJQ kanë shkarë në biznese private. Kështu nuk mbrohet autori?,deklaroi Kumbaro.

Ministrja u shpreh se ligji i vjetër kishte mangësi, sepse nuk i përgjigjej ritmit të teknologjisë. Me ligjin e sotëm që do të hyjë në fuqi për një periudhë 6-mujore, u shërbehet të gjitha palëve, qëllimi është të mbrojmë autorët dhe krijuesit, tha Kumbaro, duke shtuar se pjesa më e vështirë e këtij ligji fillon tani sepse sipas saj ?duhen studiuar nën pikat e këtij ligji?.