Report TV - Klodeta Dibra regjistron kërkesën për Rektore të Universitetit të Tiranës

  • 8 years ago
Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Klodeta Dibra ka zhvilluar takimin e fundit me pedagogët e këtij fakulteti. Ajo i ka falenderuar ata pas bashkëpunimit 8-vjecar në krye të Fakultetit.

Pikërisht në këtë takim, Klodeta Dibra ka bërë të ditur se ka regjistruar kandidaturën për Rektore të Universitet e Tiranës në zjedhjet që do zhvillohen në datën 20 prill.

Klodeta Dibra është një ish-basketbolliste që drejton Fakultetin e Gjuhëve të Huaja prej 8 vitesh.

Ajo ka marrë shumë vlerësime për përhapjen e gjuhëve të huaja, mes tyre edhe nga ish-presidenti i Italian Giorgo Napolitano.

Deri tani në garën për të drejtuar universitetin e Tiranës përveç Klodeta Dibrës janë edhe Sulo Hadëri dhe Mynyr Koni.

Recommended