Report TV - Shkodër, plagoset me armë biznesmeni, s'dihen autorët

  • 8 years ago
Biznesmeni 50 vjeçar Berhan Vishnja është tentuar që të vritet me armë zjarri sot në orën 06:30, në qytetin e Shkodrës, në afërsi të zonës afër stadiumit ?Loro Boriçi?. Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se 52 vjeçari është qëlluar në automjetin e tij teksa qarkullonte në rrugë, ndërkohë që autorët e këtij sulmi janë larguar me shpejtësi.

Policia saktëson se, biznesmeni është qëlluar me tre plumba në pjesë të ndryshme të trupit dhe dyshohet se në këtë ngjarje janë përfshirë dy persona, të cilët kanë qenë të pajisur me skafandra në kohë dhe kanë ikur me motoçikletë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që i plagosuri është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Shkodrës.

Kanë qenë dëshmitarët në vendngjarje ato të cilët i kanë ardhur në ndihmë Vishnjes duke e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Janë sekuestruar edhe pamjet filmike të disa bizneseve aty pranë, për të mësuar më shumë rreth atentatorëve.

Recommended