Report TV - Berisha: Grusht shteti brenda shtetit të shkrihet menjëherë parlamenti

  • 8 years ago
Pas përfundimit të seancës plenare të kësaj të enjteje, ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar shkrirjen e menjëhershme të parlamentit shqiptar. Kjo për shkak se parlamenti prej 3 javësh ka bllokuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kur rrëzoi kërkesën e PD-së për të çuar në Kushtetuese mandatin e deputetit Rakip Suli.

?Nga përvetësimi i fuqisë kushtetuese dhe marrjes së këtij pushteti nga parlamenti. Prej 3 javësh vazhdon bllokimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ata deputetë që kanë përdorur mandatin për qëllime politike. Kjo është një nga situatat më të rënda në historinë e vendit. Në këto kushte parlamentit meriton vetëm një qëndrim, shkrirjen e menjëhershme të tij. Kur parlamenti ka konsumuar, grushtin e shtetit, ky parlament nuk meriton të ekzistojë më. E ftoj opozitën të marrë të gjitha vendimet sepse një situatë e tillë është kazëm në themelet e shtetit. Imagjinoni ju se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta pushtetarë kur shkelmojnë vendimet e asaj gjykate,? tha Berisha duke përmendur edhe rastin e deputetit Kokëdhima.

"Edhe Koço Kokëdhimës i shkoi mandati në Kushtetuese jo për të zbatuar vendimin e Gjykatës por u bë nga Gramos Ruçi për t?i bërë një ndëshkim si rival i ardhshëm për sekretar të përgjithshëm të PS-së. Këtë e thotë vetë Koçoja," u shpreh Berisha.

Po ashtu Berisha i bëri thirrje edhe Gjykatës Kushtetuese, që të mos shndërrohet në mekanizëm të parlamentit dhe institucion bosh.

Berisha i bëri thirrje edhe presidentit Bujar Nishani që të shpreh qëndrimin e tij ndaj këtij akti antikushtetues siç e quan ai.

?Presidenti i Republikës nuk ka prerrogativa kushtetuese. Në Kushtetuta të tjera presidenti është përmbaruesi i vendimit të Gjykatës Kushtetutese, kjo nuk ekziston në Kushtetutën tonë. Por presidenti duhet të konsultohet gjerësisht me të gjithë juristët më të mirë të vendit për të shprehur qëndrimin ndaj këtij akti antikushtetues," u shpreh ai.

Sa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit, Berisha tha se "shpreh kënaqësinë që BKT nga sqetulla e Ramës, Shullazit dhe Saje qorrit, kaloi aje ku e kemi kërkuar," I pyetur nëse Byroja duhet të jetë pjesë e reformës në drejtësi, Berisha dha këtë skemë: "Të votohet Byroja si kapitull i parë, në një marrëveshje që të detyrojë palët që të miratojnë çdo kapitull të reformës, por s'ka nevojë që të presim sa të miratohet amendamenti i fundit,"përfundoi Berisha.

Recommended