Venecia “zhyt” opozitën. Drafti injoron shumicën e vërejtjeve - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Opinioni final i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi ka ndryshime në 8 paragrafë. Krahasuar me dokumentin që Venecia nxori në fund të shkurtit, ndryshimet në përgjithësi janë teknike. Me përjashtim të njërit, që shton dy fjali në paragrafin 8. Fjali që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve politike për reformën në drejtësi.