Report TV - Taksat që do heqë Bashkia e Tiranës, sa do paguajnë bizneset

  • 8 years ago
TIRANË - Bizneset nuk do të paguajnë më taksën e pastrimit për vendosjen e tavolinave në hapësirat publike prej 2500 lekë. Gjithashtu ndryshon edhe vendimi për taksën e zënies së hapsirës publike për të gjitha bizneset. Në vendimin e Bashkisë së Tiranës që ka siguruar ?Shqiptarja.com?, i cili është çuar për miratim në Këshillin Bashkiak, kërkohet ndryshimi i dy taksave.

Zënia e hapësirave publike
Pas negociatave me bizneset, kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur premtimin duke ndrsyhuar taksën për tavolinë për zënien e hapsirës publike, që ishte 1500 lekë për m2 në muaj. Bizneset tashmë do të paguajnë këtë taksë në bazë të zonës ku ushtrojnë aktivitet. Kështu për zonën A, tarifat nuk do të ndryshojë, (1500 lekë për m2), për zonën B tarifa do të jetë 750 lekë për m2 dhe për Zonën C taksa për zënien e hapsirës publikë do të jetë 4500 lekë për m2. Bashkia gjithashtu në vendim ka përcaktuar se taksa për muajt janar-shkurt nga të gjitha bizneset nuk do të paguhet.

Si ndahen 3 zonat për taksën
Zona A rrugët kufitare: Bulevardi ?Zhan Dark?, Rruga ?Myslim Shyri?,Rruga e ?Kavajës?, Rruga e ?Durrësit?, Bulevardi ?Zogu i Parë?, Sheshi ?Skënderbej?, Rruga ?Luigj Gurakuqi?, Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, Rruga e ?Elbasanit?, Rruga ?Sami Frashëri?, Rruga ?Kristo Luarasi?, Rruga ?Dëshmorët e 4 shkurtit?
Zona B rrugët kufitare: Rruga ?Teodor Keko?, Rruga ?Dritan Hoxha?, Rruga ?Asim Vokshi?, Rruga ?Reshit Petrela?, Rruga ?Bardhyl?, Rruga e ?Elbasanit?, Rruga ?Unaza e Madhe në Ndërtim?
Zona C kufiri: Kufiri, ish-vija e verdhë e Tiranës, Rrugët Kufitare të Zonës B.

Pronësia
Gjithashtu Bashkia e Tiranës ka propozuar që të ulet taksa për kalimine të drejtës së pronësisë për disa njësi administrative. Për njësitë që i janë bashkuar Tiranës, kjo taksë ulet nga 700 lekë në 100 lekë për m2.

Recommended