Report TV - Zgjedhja e kreut të PS, Dade:Do të presim vendimin e Kongresit

  • 8 years ago
Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade shprehet se do të presë vendimin e Kongresit sa i përket caktimit të një date zgjedhjesh për kryetarin e partisë.

?Kam kërkuar që të caktohet një datë bashkë me një numër kolegësh, megjithatë jemi në prag të kongresit dhe do të presim vendimet e kongresit dhe të Asamblesë së Përgjithshme,? tha Dade.

Ajo po ashtu tha se pret një përgjigje pozitive edhe nga Komisioni i Garancive Statutore i cili do të mblidhet të premten.

?Unë i kam avancuar propozimet e mia në linjë institucionale. Ditën e premte do të ketë një mbledhje të Komisionit të Garancive Statutore dhe pres me qetësi përgjigjen e tyre. Pres përgjigje nga gjykata e partisë,? deklaroi Dade.

Sa i përket qëndrimit të Xhafës dhe ndryshimeve në Statut për zgjedhjen e kryetarit, deputetja Dade shpreson që ata të jenë ndryshime në dobi të demokratizimit të mëtejshëm të partisë.