Report TV - LSI kërkon shtrëngimin e kritereve për dhënien e koncesioneve

  • 8 years ago
LSI ka depozituar në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore për të shtrënguar kriteret e dhënies së koncesioneve në favor të subjekteve private. Projektligji parashikon që vendimi për dhënien e një koncesioni, të mos meret vetëm nga Ministria përkatëse, por në bashkëpunim me Ministrinë e Financës, të Ekonomisë, si dhe të Avokaturës së Shtetit.

Në një nen tjetër të draftit, LSI propozon që për shqyrtimin dhe marrëveshjet koncesionare të krijohen komisionet e koncesionit/partneritetit publik privat. Komisioni duhet të përbëhet nga pesë anëtarë që duhet të jenë me profesion jurist, ekonomist, profesion teknik dhe profesione nga fusha të tjera përkatëse, në varësi të objektit dhe karakteristikave të koncesionit /partneritetit publik privat.

Pa ashtu, lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të përcaktohet që kontratat koncesionare të mos jenë më të gjata se 35 vjet. Ndërkohë që çdo kontratë koncesionare me kohëzgjatje më shumë se 4 vjet, të miratohet vetëm nga Kuvendi.

?Afatet me te gjata se sa 4 vjete per kontratat koncesionare, jane afate zbatimi qe kalojne mandatet politike te maxhorancave dhe si te tilla imponojne nje pergjegjesi politike shteterore afatgjate dhe detyrimin e zbatimit te tyre korrekt nder vite pavaresisht cdo lloj ndryshimi te karakterit politik. 2. Duke qenë se kontratat e konçesioneve/partneriteteve publike private, në thelb u japin të drejta afatgjatë për punë apo shërbime të Shtetit Shqiptar kompanive private, miratimi i këtyre kontratave koncesionare nga Kuvendi i Shqipërisë siguron maksimizimin e garancive ligjore dhe financiare per investitorët privatë në lidhje me projektet afatgjata ku ata kanë investuar, e rrjedhimisht shërben si bazë për thithjen e investimeve të tjera të mundshme, pasi investimet e tyre do të jenë me të sigurta,? thuhet në relacionin e hartuar nga LSI.

Recommended