Report TV - Magjistratura, hapen aplikimet për gjyqtarë e prokurorë të rinj

  • 8 years ago
TIRANË - Shkolla e Magjistraturës do të hapë konkursin për prokurorë dhe gjyqtarë të rinj brenda këtij vitit, pas 3 vjetësh ndërprerje. Lajmi konfirmohet nga drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, i cili tha për gazetën ?Shqiptarja.com? se konkursi i radhës do të jetë në muajin shtator. ?Në muajt korrik-gusht fillon depozitimi i dokumentacionit dhe në shtator do të zhvillohet konkurrimi?, -tha Sadushi. Këto do të jenë pranimet e para pas reformës në drejtësi e cila pritet të mbyllet brenda qershorit (afat i vendosur nga Kuvendi për punimet e komisionit të posaçëm), edhe pse politika është angazhuar ta votojë atë në mars.

Ende nuk dihet se sa do të jetë numri i pranimeve të reja, por me ligjin ekzistues, ?Numri i kandidatëve varet çdo vit nga vendet vakant që shpall Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme, para se të zhvillohet provimi i pranimit?. Nuk dihet se si do të vendosë reforma në drejtësi për këtë çështje, duke lënë kështu të hapur numrin e kandidatëve, që sidoqoftë, kjo do të përcaktohet nga nevojat e reja të sistemit. Kriteret do të ngelen të njëjtat, dhe pse pritet që tu jepet prioritet atyre që kanë studiuar jashtë.

Recommended