Report TV - Ja si u përgjigjet gazetarëve një ish-koleg, tani deputet i PS

  • 8 years ago
TIRANE - Ka disa raste gazetarësh që punojnë në karrierën e tyre vetëm për t'u bërë politikanë. Disa ia kanë arritur, të tjerë jo. Nuk njohim proceset e kësaj metamorfoze në qenien njerëzore, por shohim pasojat e rënda që kjo lë në individë të caktuar. Ja, shihni në këtë video deputetin e Partisë Socialiste, ish-gazetarin Alfred Peza.

Shihni hermetizmin e tij, dëshirën për të thënë, por të mos thënë ato që nuk i di. I nevojitet të duket mik i Blushit dhe i Ramës, por bën sikur nuk mund të thotë gjë që në të vërtetë nuk di asgjë përtej asaj që thotë.

Dhe shihni si respekton gazetarët e terrenit, që kalojnë orë të tëra në pritje të deklaratave politike apo për të mësuar diçka më shumë rreth zhvillimeve të rëndësishme për vendin.

Por si u përgjigjet Peza gazetarëve, pasi kishte rënë dakord më parë me ta për të folur për "negociatat"? Peza dëshiron të duket si negociator, por nuk e ka këtë tagër e s'ka si ta ketë. Dëshiron të flasë para gazetarëve por i rekomandon të shohin emisionin e Fevziut dhe nëse nuk e shohin, janë "të kompleksuar ndaj kolegëve të suksesshëm".

Po ish-gazetari Alfred Peza, tani politikan, nga ç'komplekse vuan vallë?

Recommended