'Shkojmë në zgjedhje nëse fitoni një bashki më shumë se PS', Salianji i përgjigjet Ramës
  • 5 years ago
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji foli në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo për ofertën e kryeminsitrit Rama se do ketë zgjedhje të parakohshme nëse PD fiton një bashki më shumë se PS. Salianji tha se oferta e kryeministrit Rama është qesharake sepse pushteti nuk është pazar.

"Ajo nuk është ofertë. Ne nuk jemi në pazar. kjo është qesharake. ne duhet të rikthejmë dhe të vendosim shinat e një shteti funksional. Nuk ka zgjedhje me Ramën se Rama i ka vjedhur zgjedhjet. Rama e fakton atë që themi ne se i vjedh zgjedhjet. Ne duhet t'i themi sa bashki do lësh pa vjedhur që ne të shkojmë në zgjedhje.

Ne i themi hajde krijojmë kushte. Raporti i DASH nga viti i kaluar e nxirrte Shqipërinë në një stad të tmerrshëm. Ne po kërkojmë që të mbyllim hapsirat ligjore kushtetuese që nesër të mos thotë asnjë opozitë se m'u vodhën zgjedhjet", u shpreh Salianji.
Recommended