Report TV - Bilanci 2015, OSHEE: 65.7 mln lekë akrëktime, humbjet u ulën në 31.3 %

  • 8 years ago
TIRANE - Njëzet e shtatë miliardë lekë më shumë janë arkëtuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjatë vitit 2015, krahasuar me arkëtimet e 2013-ës. Në një bilanc të të dhënave për vitin 2015, OSHEE konstaton rritje të arkëtimeve dhe ulje rekord të humbjeve, në masën 31.3 %.

Për vitin 2015 janë arkëtuar në total 65,7 miliard lekësh ndërsa në vitin 2014 ishin arkëtuar 49,7 miliard lekë dhe në vitin 2013 vetëm 38,3 miliard.

Niveli i humbjeve për vitin 2015 u ul në 31.3%. Një vit më parë ato ishin 37.8% ndërsa në vitin 2013 arrinin në 45%.

" Në vitin 2013 rezultati financiar ishte negativ 27 miliard lekë ndërsa në vitin 2014 negativ 4,5 miliard lekë. Nga të dhënat paraprake, bilanci i OSHEE për vitin 2015 del pozitiv me 14,9 miliard lekë. Lidhjet e reja, si një tjetër tregues i rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike u rritën me 34% në raport me një vit më parë ndërsa u instaluan 34 mijë matësa", thuhet në një njoftim zyrtar të OSHEE-së.

Ky rezultat financiar pozitiv i ka krijuar mundësinë OSHEE-së që të rrisë inevstimet për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes. Investimet për vitin 2016 planifikohen të jenë 12 miliardë lekë.

Recommended