Report TV - Debate në komision, Kumbaro: "Varrimi në Tiranë amaneti i Kodrës"

  • 8 years ago
Debati mbi zhvarrosjen e eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra është diskutuar këtë të martë në komisionin e jashtëm. Ishte deputeti socialist Ben Blushi ai që i ka kërkuar shpjegime ministres së Kulturës Mirela Kumbaro mbi çështjen në fjalë, e cila prej disa ditësh është shoqëruar me polemika të shumta.

Në përgjigje të tij, Kumbaro është shprehur se Ibrahim Kodra ka lënë testament për t?u varrosur në Tiranë.

?Ka moskoordinim pasi ai testamentin e kishte lene te hapej ne 18 shkurt nderkohe qeveria e meparshme se ka marre parasysh dhe e ka varrosur ne Ishem, Gjithcka po e bejme ne zbatim te ligjit. Ështe nderim per figuren e Ibrahimit që të varroset prane vellezerve Frasheri dhe Faik Konices,? ka thënë Kumbaro.

Sa i përket protestave të banorëve të Ishmit, të cilët kundërshtojnë zhvarrosjen e eshtrave të Kodrës me pretendimin se amaneti i tij ishte të prehej në vendlindje, Kumbaro i ka quajtur një reagim emocional.

?Në këto vite në Ishëm nuk është bërë asnjë aktivitet. Do të vendosim memorial në Ishëm, jemi në konktame komunitetin dhe administratorin,? është shprehur Kumbaro.

Prej disa ditësh banorët e Ishmit, po përplasen me Ministrinë e Kulturës në lidhje me amanetin e fundit të mjeshtrit Kodra. ?Dua të prehem në Ishëm?, ka thënë Kodra sipas banorëve të Ishmit, ndërsa ministria thotë të kundërtën.

Po sot, reagoi edhe kryetari i Fondacionit ?Ibrahim Kodra? Behgjet Pacolli. Sipas tij amaneti i Kodrës ishte të prehet në Tiranë, por varrosja e në Ishëm ndodhi për shkak të mungesës së koordinimit.

Ceremonia e rivarrosjes së eshtrave të Ibrahim Kodrës do të mbahet më 12 shkurt në Tiranë.