Report TV - Amaneti i fundit i Ibrahim Kodrës eshtrat e tij do të prehen në Tiranë

  • 8 years ago
Ndonëse banorët e Ishmit kundërshtuan para disa ditësh, zbatimin e vendimit të Bashkisë së Durrësit për zhvarrosjen e eshtrave të mjeshtrit të madh Ibrahim Kodra, Ministria e Kulturës ka vendosur të plotësojë amanetin e fundit të tij.

Eshtrat e artistit ?Ibrahim Kodra?, do të prehen në memorialin në Kodrat e Liqenit, në krah të figurave të nderuara të kombit si Fauk Konica dhe vëllezërit Frashëri.
Sipas Ministrisë së Kulturës ceremonia në nder të piktorit të madh i cili mban edhe titullin ?Nderi i Kombit?, do të mbahet në datë 12 shkurt.

?Sqarojmë se pranë Ministrisë së Kulturës është depozituar kërkesa e z. Behgjet Pacolli dhe z. Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit ?Ibrahim Kodra? në Lugano dhe në Durrës, lidhur me plotësimin e vullnetit të fundit të vetë piktorit të madh me titull ?Nder i Kombit?, Ibrahim Kodra që të prehej në Tiranë, në një vendndodhje ku të vizitohej nga bashkëatdhetarë të shumtë të tij. Ky vullnet i artistit Kodra, si pasojë e një moskoordinimi, nuk u plotësua dhe eshtrat e tij sot prehen në Ishëm të Durrësit,? thotë ministria e Kulturës.

Recommended