Report TV - Protestë kundër HEC/it në Vjosë Aktivistët: Moratorium 3 vjeçar

  • 8 years ago
Moratorium 3 vjeçar për hidrocentralet. Ka qenë kjo kërkesa që kanë bërë sot aktivistë të shoqërisë civile por edhe mbrojtës të lumenjve e kryesisht të Lumit Vjosë gjatë një proteste.
Sipas protestuesve qeveria duhet të anullojë të gjitha koncensionet e hidrocentraleve të dhëna apo në proces të parashikuara mbi lumin Vjosë.Vendimi i qeverisë për ndërtimin e Hec sipas aktivistëve bie në kundërshtim më kërkesat e banorëve. Në moszbatim të kërkesave të parashtruara, aktivistët paralajmëruan përshkallëzim të protestave të tyre.

Recommended