Revista Televizive e Mbrëmjes, 29 Janar 2016, Ora 00:00 - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Kosova pesoi disfaten e dyte ne planin diplomatik pas uneskos. Serbia arrin te fuse 4 amendime ne rezoluten e miratuar ne asamblene e keshillit te europes. Shqiperia deshtoi ne lobimin e saj. Oerd Bylykbashi jep arsyet nga strazburgu. Nderkohe ndryshimet e serbise, rikthejne pushtet tek unmik dhe ja heqin euleksit.

Ne Top Story me Sokol Ballen dhe perballe nje paneli analistesh deputeti Ben Blushi shpalosi idete e tij per ate qe e nenvizoi domosdoshmeri, risjelljen e demokracisë dhe kolegjialitetit ne Partine Socialiste.

Debate per byrone e hetimit u zhvendos ne parlament. Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancen se po e bllokon krijimin e saj. Por ministri i Brendshem Saimir Tahiri tha se jemi ne proces dhe se struktuar e hetimit do te ngrihet. LSI shprehet, pro, por kundershton ndryshim ne kushtetute.

Largimi thuajse zyrtar i Vangjel Dules deshmuar nga Top Channel dy dite me pare duket se ka shtuar oreksin dhe interesin e partnerit me te ri te koalicionit te majte, PDIU.