Report TV - Rama në Xhafzotaj: Taksa zero lehtësim për biznesin e vogël

  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të mërkurë, fabrikën e prodhimit të profileve metalike? Papmetal? Xhafzotaj e cila me ndihmën e lehtësive fiskale të qeverisë, në dy vite ka mundur të dyfishojë prodhimin.

Pronari i saj thotë se vështirë ta arrinte objektivin, nëse nuk do t?u krijoheshin hapësira të reja nga lehtësitë fiskale të qeverisë dhe veçon rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së dhe heqjen e TVSH-së për makineritë e pajisjet për prodhim. Ai shpjegon se nga 1 milionë euro investime në infrastrukturën prodhuese, 200 mijë euro kursime, i rifutën sërish në prodhim.

Nga ana tjetër kryeministri Rama u shpreh se një ndihmë të madhe për biznesin e vogël dhe zanatçinjtë që janë pjesë e biznesit, ka sjellë taksa zero.

?Besoj se ka ndikuar dhe do ndikojë shumë gjatë këtij viti fakti që biznesit të vogël dhe sidomos këtyre zanatçinjve që janë pjesë e biznesit të vogël, taksa iu bë zero dhe tani ata nuk kanë më problemin si të deklarojnë të ardhura se mos kushedi ngjiten mbi masën limit dhe pastaj hyjnë në biznes të madh por kanë problemin tani si të jenë rregull me faturat sepse heqja e taksës është e qartë që nga ana tjetër rritet ndëshkimi në rast se ti vazhdon dhe bën evazion dhe s?je në rregull me faturat kështu që kjo do ju lehtësojë të gjithëve,? tha Rama.

Recommended