Liberalizimi i vizave, Bregu: Refuzimi i BE dëmton Kosovën si shtet - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e sheh me kritika të thella, vendimin e Bashkimit Europian, për ti refuzuar Kosovës liberalimin e vizave.
Në emisionin ?Kronikë e pambaruar? në Ora News, deputetja demokrate tha se ky vendim i Bashkimit Europian demton Kosovën si shtet, për shkak se qytetarët do kërkojnë nështetësi të tjera për të fituar lëvizjen e lirë.
Bregu: Që sot të mos kenë mundësi qytetarët shqiptarë të Kosovës të lëvizin pa viza në Europë. Është një rrezik akoma dhe më i madh që po t?ia rreshtosh rrezikut për fondamentalizimin, sot krijon një situatë sanduiç në Ballkan.Sepse krijon atë situatë të padëshiruar kur një komb është shtet, por në një situatë si kjo mund të rrezikojë të mos jetë më shtet për faktin që qytetarët kosovarë për të përfituar një të drejtë që e kanë të gjithë detyrohen që të marrin nënshtetësi nga vende të tjera për të përfituar lëvizjen e lirë. Dhe ky besoj që është një rrezik i madh që Europa nuk mund ta lërë si çështje të politikës së jashtme të saj.
Duke analizuar situatën në rajon, Bregu vlerëson se problemet e brendshme kanë dëmtuar Shqipërinë që të jetë lider.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/liberalizimi-i-vizave-bregu-refuzimi-i-be-demton-kosoven-si-shtet/

Recommended