Kryeministri Rama: Zot na ruaj të isha gazetar. Unë kavia juaj kryesore - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ironia thumbuese edhe pse me tone më të qeta se një vit më parë, ka qenë ajo që e ka shoqëruar pritjen e fundvitit të kryeministrit Rama me gazetarët. Në të njëjtin vend, por jo plotësisht me të njëjtit njerëz, kreu i qeverisë ka mbajtur një fjalim ku ai e quajti veten si një kavie të medias.
Edi Rama: ?U mahnita për ça lexova duke u pergatitur per kete fjale dhe s?ka rendesi se autoret qe pata rastin qe te lexoj se une sinqerisht u habita dhe dua sinqerisht ti falenderoj per kete lufte fjalesh qe kane bere, në një përpjekje një vjecare që do të kishte bërë këto të ndihej i priovilegjuar dhe për të më bërë cope e cikë dhe për të nxjerrë një provë therrëse të asaj që unë jam dhe të gjithë njerëzit do ta marrin vesh një orë e më parë. Unë do vazhdoj me stoicizëm të mbetem kavia juaj kryesore, duke pritur me këshëri të madhe fundin e vitit tjetër për të lexuar gjetjet e vitit që vjen. Jam shumë kurioz se cfarë ka mbetur pa thënë, dhe me siguri shumë gjëra të tjera do të dalin në këtë kërkim impresionues në të gjitha të thellat dhe skutat e qënies sime dhe do mundohem t?ju jap arsye të reja që të bëni analiza të reja dhe të pasqyroni me gjetje të reja librin e shënimeve tuaja. Edhe nëse nuk ju gjej unë të reja, është e provuar se jeni kaq thellë brenda meje dhe i zbuloni kaq symbylltas të gjitha paramendimet, madje përpara se ato të më vijnë dhe qëndrojnë pas mendimeve se jam i bindur se do i gjeni vetë. I kërkoj ndjesë të gjitha atyre që nuk janë marrë shumë me mua që vëmendjen kryesore në këtë fjalë ma morën ata që shumë janë marrë me mua?


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-me-gazetaret-une-do-vazhdoj-te-mbetem-me-stoicizem-kavia-juaj-kryesore/

Recommended