Bllokimi i lejeve të ndërtimit, 90% më pak një vit më parë,12 në 3 muaj - Ora News- Lajmi i fundit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Instituti i Statistikave konfirmon bllokimin e sektorit të ndërtimit të banesave, shqetësim i ngritur më herët edhe nga firmat e ndërtimit, pas moratoriumit të qeverisë. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në tremujorin e tretë 2015 janë miratuar gjithsej vetëm 12 leje ndërtimi, nga të cilat 4 në Tiranë. Numri i lejeve ka rënë me 88% për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm dhe me 90% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Sektori i ndërtimit të banesave është bllokuar në tremujorin e tretë të këtij viti, periudhë që përkon me zgjedhjet lokale dhe me ndryshimin e kryetarëve në shumë Bashki.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e tretë 2015 janë miratuar gjithsej vetëm 12 leje ndërtimi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/bllokimi-i-lejeve-te-ndertimit-90-me-pak-nje-vit-me-pare12-ne-3-muaj/