Kodheli: Të angazhuar për ruajtjen e paqes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Mbrojtjes prezantoi direktivën e mbrojtjes për vitin 2016, dokumenti më i rëndësishëm për Forcat e Armatosura dhe prioritetet për vitin që vjen. Sipas Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndryshimet gjeopolitike por edhe sulmet e fundit terroriste, kërkojnë më shumë angazhim për garantimin e paqes. Modernizimi i Forcave të Armatosura, por edhe buxheti në rritje për Ministrinë e Mbrojtjes, janë dy nga arritjet më të rëndësishme të qeverisë për vitin që lamë pas.Kodheli tha se armatimi i Forcave të Armatosura shumë shpejt, do t?i përafrohet aleancës, ndërkohë që arsimi do të jetë një nga shtyllat kryesore për të rritur nivelin e ushtarakëve.

Recommended