Rama: Bashkimi Europian, garantë e paqes - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria e gjen veten shumë pranë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës, e cila shënon fitoren mbi fashizmin, Rama theksoi se objektivi kryesor i qeverisë është anëtarësimi në BE. Porse ai nuk ngurroi të thumbonte politikat e institucioneve të Brukselit.?Ajo që është e rëndësishme, është të mos lodhemi, mos të mërzitemi e të mos llastohemi siç llastohen ca francezë, e ca holandezë, e ca anglezë që kanë lindur ne një Europë me paqe dhe e marrin si të mirëqenë njëherë e përgjithmonë paqen, duke harruar që kjo është koha më e gjatë e paqes, që Evropa ka kaluar në historinë e vet, pa luftë dhe kjo i dedikohet në radhë të parë Bashkimit Europian.?Rama foli për vullnetin e qeverisë që drejton, ndryshe nga paraardhësi i tij.?Jemi krenarë që pasi i dhamë Shqipërisë mundësinë për të marrë statusin e kandidatit me një vonesë të gjatë dhe të pajustifikueshme, por thjesht dhe vetëm për shkak të mungesës së vullnetit reformator të qeverisë së shkuar, sot, falë vullnetit reformator, jemi shumë pranë çeljes së negociatave.?Pas fjalimit të kryeministrit, nuk mungoi reagimi i kreut të opozitës Basha. Në një deklaratë shpërndarë mediave, Basha thekson se në Ditën e Evropës, Edi Rama u shfaq me tërë përmasat e tij si gënjeshtar, duke thënë se qeveria e mëparshme paska bllokuar afrimin e vendit me BE-në. Lulzim Basha kujtoi se ishte qeveria e PD-së e cila mundësoi liberalizimin e vizave dhe mori rekomandimin për statusin e vendit kandidat, porse u bllokua nga socialistët.
Recommended