Presidenti serb Nikoliç, i frikësohet njohjes së Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti serb Tomisllav Nikoliç e cilëson si një kurth për vendin kapitullin 35 që Beogradi ka çelur me Brukselin, pasi nuk përcaktohet njohja ose jo e Kosovës. Duke folur për gazetën ?Politika? në Serbi, Nikoliç thekson se kërkesat nuk janë të qarta. ?Kushtet për këtë kapitull të negociatave janë shumë të ashpra për Serbinë, plot me kurthe dhe kërkesa, që nuk janë te shprehura sakte. Ai mund të jenë shumë i rrezikshëm për ne?. - deklaron Nikoliç. Duke iu referuar ambasadorit gjerman ne Beograd, Nikoliç tha se përgjigja e tij është shumë evazive, ndërsa thekson se me këtë kapitull përmbyllet një marrëveshje juridikisht detyruese me Prishtinën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mire. Rreth nje jave me pare, zyrtaret e BE-se nënshkruan dy kapituj me kryeministrin serb Aleksander Vuçiç, te përcaktuara si faza e pare e para anëtarësimit te vendit ne familjen evropiane.
Recommended