100 mijë negativët e Marubit janë përdorur si postproduksion - Ora News- Lajmi i fundit
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fototeka ?Marubi? një trashëgimi e vyer për Shqipërinë tashmë do të pasqyrohet në një film të krijuar vetëm me fotografi nga arkivi i kësaj dinastie. Filmi ?Na ishte njëherë Shqipëria? pritet të shfaqet së shpejti në ekran për të gjithë artëdashësit.
Kanë shërbyer si burim frymëzimi 100 mijë negativët e dinastisë ?Marubi? që regjisori Stefan Çapaliku në bashkëpunim me drejtuesit e fototekës të realizojë filmin ?Na ishte njëherë Shqipëria?.
Një film i realizuar në postproduksion me fotografi nga arkivi i ?Marubi-t?, i ndarë në 3 seri dhe që për spektatorin shkodran u shfaq vetëm 60 minuta, pasi i plotë ai do të jepet në ekran.
Janë dashur një vit pune që regjisori Çapaliku të sillte këtë hulumtim ndryshe të arkivës dixhitale ?Marubi? dhe është një film pa xhirime, pa intervista, por i mbështetur në teknikën e animacionit fotografik.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/film-per-marubin-100-mije-negativet-e-marubit-jane-perdorur-si-postproduksion/