Bashkëpunimi i policisë Shqipëri-Kosovë - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Dy drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u takuan të premten në Prishtinë. Në takimin e përbashkët, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, u vlerësua se bashkëpunimi mes dy policive ka përparuar, ndërsa u prezantua edhe marrëveshja e radhës për bashkëpunim.