65-vjetori i Teatrit të Kukullave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
65 vite histori. Teatri i Kukullave e ka kujtuar këtë përvjetor me emrat më të njohur të këtij oazi për fëmijët. Aktorë e regjisore të njohur që kanë bërë historinë e këtij institucioni si Margarita Xhepa, Llazar Veria, Eva Pëllumbi e shumë të tjerë, janë duartrokitur e vlerësuar edhe një herë në skenë. Mbrëmja që nisi me vlerësimin e kësaj plejade të jashtëzakonshme artistësh nga Ministra e Kulturës Kumbaro, vijoi me premierën e shfaqjes ?Hipopotami Misterioz?. Vladimir Berk, një nga emrat më të njohur të teatrit rus të kukullave, ka mbërritur në Tiranë, pikërisht për këtë përrallë.?Kemi më shumë se tre muaj që punojmë për këtë shfaqje. Është një përrallë e jashtëzakonshme për miqësinë. Unë mbërrita në shtator për t?u prezantuar me trupën që do të vinte në skenë ?Hipopotamin Misterioz?. Kam gjetur më shumë se mikpritje dhe shpresoj që po me kaq ngrohtësi të pritet edhe shfaqja. Mesazhi nuk është i sfumuar për publikun e vogël, edhe pse personazhet janë kafshët e pyllit. Ato janë karraktere të ndryshme dhe janë simbioza e personave që na rrethojnë çdo ditë. Unë besoj se kjo është një përrallë që edhe të rriturve u thotë shumë?.Teatri i kukullave do të vazhdojë të festojë me ?Hipopotammin Misterioz? deri në festat e fundvitit.

Recommended