Lirohen të gjithë protestuesit e Teatrit që u përleshën me policinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës liroi nga burgu personat e arrestuar në protestën e zhvilluar të dielën kundër prishjes së teatrit kombëtar. 6 prej të akuzuarve u lanë në detyrim paraqitjeje, mes tyre dhe drejtuesi ekzekutiv i Vetevendosjes Bojken Abazi, e vetëm dy në arrest shtëpie.Gjatë seancës të akuzuarit mohuan akuzat e kundërshtimit me dhunë të punonjësve të rendit si dhe pjesëmarrjes në grumbuyllime të paligjshme. Edhe prokuroria kërkoi lirimin e pothuajse të gjithë protestuesve. Gjatë kohës që zhvillohej seanca, aktivistë të lëvizjes vetevendosje në Tiranë protestuan duke kërkuar lirimin e të arrestuarve. Ndërsa pas vendimit ata thanë:Para nisjes së seancës ndaj të arrestuarve reagoi dhe Presidenti i Republikës.Në një postim të tijin në Facebook, Ilir Meta, shkruan se të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë politike.Vetë operacioni thotë kreu i shtetit për shembjen e Teatrit Kombëtar ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.Presidenti bën thirrje që të lirohen të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020.

Recommended