Bylykbashi: Ligji i “Teatrit” duhet të hidhet në kosh - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ilir Meta rrezoi për të dytën herë ligjin që i hap rruge ndërtimit të Teatrit te Ri Kombëtar; një praktike qe nuk është ndjekur me pare nga asnjë president. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Oerd Bylykbashi ka qene i pari që kërkoi nga kreu i shtetit te vendoste serish veton. Oerd Bylykbashi: Në gjykimin tim nuk është praktikë e re, presidenti i Republikës ka zbatuar ekzakt Kushtetutën. Logjika juridike qe ndjek Bylykbashi ka te bëjë me pranimin nga mazhoranca te vërejtjeve te kryetarit te shtetit duke votuar pro dekretit presidencial. Në këtë moment sipas Bylykbashit ligji i teatrit kishte rene dhe duhej bere një ligj i ri duke akuzuar shumicën se shkeli kushtetutën duke i çuar presidentit një ligj që mbante të njëjtin numër . Ishte truku i Edi Ramës kryeministër që kërkoi ta kalonte ligjin anti-kushtetues me pretendimin se presidenti nuk e kthente dot, vetëm se Edi Rama kishte ruajtur numrin e vjetër. Këtu ne do të ishim përpara një precedent shumë të rrezikshëm anti-kushtetues. Sipas nënkryetarit te grupit parlamentar sa here qe parlamenti voton pro dekretit duke ndryshuar ligjin, presidentit i lind e drejta ta shqyrtoje atë pasi vetëm kështu mund te shmangen precedentë te rrezikshëm kur kryeministri do te synonte ti vidhte te drejtën e vetos kreut te shtetit. Kjo mund të ndodhë me marrëveshjen e detit, kjo mund të ndodhë me çështje të tjera shumë të rëndësishme kaq të rënda sa rasti i ligjit të teatrit apo edhe më të rënda se kaq. Për fat presidenti i Republikës e theu këtë lloj tentative dhe sot jemi përpara nevojës që ligji I teatrit të hidhet në kosh. Ne themel te dekretit presidencial për teatrin qëndronte argument se ligji ishte i ri pavarësisht se ruante të njëjtin numër duke krijuar kështu terrenin për kthimin e tij për rishqyrtim. Asnjë president më parë nuk e ka bërë këtë interpretim, pasi qoftë në kohën kur kryeministër ishte Sali berisha, qoftë gjatë mandatit të parë të Edi Ramës, gjithnjë parlamenti ka miratuar ndryshimet ne ligj bashkë me votimin e dekretit dhe krerët e shtetit kanë dekretuar vetëm shpalljen e ligjit.
Recommended