Spaho: Dekriminalizimi të mbyllet brenda muajit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita kërkon qe ndërhyrjet ne kushtetute dhe ne ligjet e tjera ne funksion te procesit te dekriminalizimit te miratohen brenda ketij muaji. Nënkryetari i parlamentit, njëherësh nënkryetari i PD Edmond Spaho deklaron se opozita e ka gati tashme draftin qe do ta depozitoje ne kuvend te hënën e 7 shtatorit dhe kërkohet vetëm vullneti politik i shumicës per ta miratuar.?Procesi i dekriminalizimit, i cili sipas mendimit tone i ka kaluar te gjitha aftët per t?u mbyllur, nje proces i filluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, i rene dakord ndërmjet 2 palëve; por per fat te keq per shkak te qëndrimit resistent, tërësisht refraktar te maxhorances nuk arriti qe te mbyllej ne afatet e rena dakord. Eshte një ceshtje shume e rëndësishme per te ardhmen e vendit prandaj ne do te përqendrohemi ne te dhe do te bëjmë te gjitha përpjekjet qe brenda muajit shtator te mund ta adresojmë.?Paralelisht me betejën per dekriminalizimin ne sesionin e ri opozita do te beje edhe nje beteje per ekonominë, e cila nis javën tjetër, kur ne séance e 10 shtatorit te kaloje rishikimi me ulje i buxhetit te shtetit. Por Spaho sqaron se deputetet demokrate do te paraqesin edhe nje pakete me propozime konkrete per përballimin e situatës se vështirë ekonomike. ?Te gjithë jemi te ndërgjegjshëm qe ndodhemi ne nje situate shume te vështirë ekonomike. Fakti i gropës se madhe qe është krijuar ne te ardhura flet qarte edhe per nivele te larta te korrupsionit dhe kontrabandës, por nga ana tjeter flet edhe per dështimin e modelit ekonomik qe ofroi kjo qeverisje 2 vjet me pare?.Deri tani vëmendja e opozitës eshte përqendruar tek beteja parlamentare dhe protestat nuk janë nje opsion.?Ne varesi te reflektimit te maxhorances per keto dy probleme kryesore do te ndikoje edhe per forma te tjera te reagimit. Ne çdo rast protestat jane nje mjet demokratik i opozitës per te shprehur shqetësimet e saj dhe te qytetareve.? 2 dite para fillimit te parlamentit pasditen e se shtunës demokratet do te mbledhin kryesine per te përcaktuar ne detaje strategjinë e opozitës përfshire edhe ceshtje organizative te partise.

Recommended