Reforma territoriale. Çuçi: Do të mbyllet brenda 6 muajve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma administrative territoriale do të mbyllet brenda 6 muajve të parë të këtij viti. Një ditë para se Konferenca e Kryetareve të fusë ne axhendën e Parlamentit ngritjen e komisionit për reformën, Ministri për Pushtetin Vendor Bled Çuçi deklaron se përfundimi i saj është një prej angazhimeve kryesore për 300 ditët e para të qeverisjes. Sipas Çuçit reforma jo vetëm do të rindërtojë hartën e Shqipërisë por do të ndryshojë edhe 4-5 ligje në mënyrë që të kemi një ndarje të re të kompetencave për pushtetin vendor. Edhe pse deri më tani opozita i ka bojkotuar konsultimet e qeverisë për reformën territoriale, Çuçi thekson se mazhoranca do të tentojë konsensusin, por në rast se ky konsensus nuk arrihet, atëherë do ta miratojë e vetme  duke qene se i ka dhe numrat e nevojshëm. Të gjithë aktoret politike, shoqëria civile dhe ekspertet bien dakord që vendi ka nevoje për një reforme territorial pasi buxheti i shtetit shpenzon 25 milionë euro për njësitë vendore dhe 70% e tyre nuk kryejnë pothuajse asnjë shërbim për qytetarët.