Dështojnë bisedimet Kosovë - Serbi në Bruksel - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
16 ore bisedime mes delegacionit kosovar dhe serb ne Bruksel nuk prodhuan marrëveshje për çështjet kryesore te diskutimit, krijimin e bashkësisë se komunave me shumice serbe dhe atë te Telekomit. Shefja e politikes se Jashtme ne BE, Federica Mogherini, qe ndërmjetësoi negociatat publikoi nje deklarate ne përfundim te tyre. ?Pas më shumë se 16 oresh pune ne kemi arritur të përfundojmë tekstin e dy marrëveshjeve në parim për krijimin e bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe për zbatimin e marrëveshjeve në fushën e Telekomit. Marrëveshja përfundimtare politike nuk është arritur. Do të reflektojmë për hapat e ardhshëm?.Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se ishte bere progres per bashkësinë e komunave me shumicë serbe, por Prishtina nuk mund të pranojë kërkesat e Beogradit per pushtet ekzekutiv për këtë bashkësi.Ndërsa kryeministri serb Vuçiç u shpreh: Ishim prane marrëveshjes për bashkesine e komunave me shumicë serbe she dhame gjithcka nga vetja. Delegacioni i Prishtinës nuk ka dashur të pranojë kompetencat e tij, të cilat janë përgjegjësi në fushën e planifikimit urban, shëndetit dhe zhvillimit ekonomik.Është e paqarte se kur do të mbahet raundi i ardhshëm i bisedimeve, por nënshkrimi i marrëveshjeve është i rëndësishëm per integrimin evropian te dy vendeve.

Recommended