Tre të arrestuar në Lazarat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia arrestoi tre persona të dyshuar si pjesëtare të grupit të armatosur të cilët qëlluan kundër policisë ne fshatin Lazarat. Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar Klodian Selimi, Elvis Boçi dhe Dervish Gaba, të tre banues në Lazarat. Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rezultuar se tre të rinjtë kanë bashkëpunuar me vëllezërit Aliko, që dyshohet të jenë dhe autorët kryesorë të sulmit ndaj efektivëve të RENEA-s. Një ditë më parë gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe një armë të modelit rus Dragunov, nga e cila dyshohet se doli plumbi qe i mori jetën specialit Ibrahim Basha. Arma me dylbi është dërguar për ekzaminime të mëtejshme ne laboratorin shkencor, ndërkohë qe ishte modifikuar për të qëlluar edhe me breshëri. Nga të dhënat e Prokurorisë, prej 6 muajsh grupi i armatosur ne Lazarat përgatitej për te sulmuar dhe luftuar policinë me qellim rikthimin e gjendjes se mëparshme per kultivimin e hashashit ne fshat. Sipas Prokurorisë se Krimeve te Renda, organizatore te këtij grupi jane vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, te cilet jane ne kërkim. Operacioni për kapjen e personave qe kane lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrare efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha dhe u plagosen dy kolege te tij është përqendruar ne rrethinat e fshatit. Forcat speciale dhe efektive te tjera te policisë se shtetit kane shtrire kërkimet e tyre edhe ne Gjirokastër per autoret e grupit te zjarrit te cilët qëlluan per vdekje efektivin Ibrahim Basha. Renea ka rrethuar dy zona ne lagjen Kodra e Shtufit ne Gjirokastër e ne nje lagje periferike pranë Lazaratit, ku ka dyshime se kane lëvizur persona te armatosur. Efektivet speciale ranë ne kurthin e agresoreve, te cilët kishin parapërgatitur terrenin. Pasi prishen murin rrethues te nje prej rrugëve hyrëse per ne fshat grupi i armatosur krijoi fushëpamjen e duhur per te qëlluar. Xhuliano Malo u përdor si karrem per te tërhequr policet, ndërkohe qe edhe pse ai përmendi disa emra, mes tyre Arbjon e Alban Aliko, per dy vëllezërit ende nuk ka asnjë gjurme.