Arrestohet Dhimiter Zito, pjesë e bandës së vrasësve me pagesë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhimiter Zito personi i katër i dyshuar si pjese e bandës se vrasësve me pagese ka rene ne prangat e policisë. 22-vjeçari dyshohet te jete autori i tentativës për vrasje ndaj Andi dhe Edmond Çakmashi, ngjarje kjo e ndodhur shtatorin e vitit te kaluar. Ai është arrestuar pasditen e se enjtes ne aeroportin ?Nene Tereza? menjëherë pasi ka zbritur nga avioni. Uniformat blu kishin marre informacion për ardhjen e tij ne Shqipëri. Me herët, policia ka arrestuar dy te rinj te tjerë, pjese e te njëjtit grup kriminal i cili merrte porosi per vrasjet me pagese. Kristi Pine u arrestua pak kohe me pare ne nje lokal ne Unazën e Re ku pas nje kontrolli iu gjet një arsenal i madh armesh. Ato dyshohet te jene përdorur nga 24-vjeçari ne disa ngjarje kriminale. Pas arrestimit, Pine bashkëpunoi me policinë nen cilësinë e dëshmitarit te duke dhënë informacion dhe zbardhur gjithë aktivitetin per bandën e vrasësve. Ne baze te dëshmisë se te penduarit, u arrestua edhe Alfred Qefaliaj. Ndërkohë i vetmi qe mbetet ne kërkim është Adrian Uzuni. Te 4 shtetasit akuzohen se janë autore te nje atentati te mbetur ne tentative ndaj kushërinjve Çakmashi ne shtator te vitit 2014, ndërsa kishin marre porosi edhe per vrasje te tjere te cilat jane ende duke u hetuar. Ekspertet e prokurorisë kane arritur ne përfundimin se grupin e komandonte nga burgu i dënuari Admir Tafili.

Recommended