Belgjika do të kthejë kosovarët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe Belgjika do te riatdhesoje shtetasit kosovare qe kërkojnë azil ne këtë vend. Sekretari belg i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin, ishte zyrtari evropian i radhës qe teksa vizitoi Prishtinën, përsëriti apelin per ndaljen e emigracionit. Theo Francken u takua me Ministrin e Brendshëm, Skënder Hyseni dhe deklaroi se refugjatet qe mbërrijnë nga vende te ndryshme përfshirë edhe ata nga Kosova, Shqipëria dhe shtete te tjera të Ballkanit, nuk do te mbështeten, sepse emigrojnë per motive ekonomike, nje kriter i papranueshëm. Edhe ministri kosovar tha se mundësia e përfitimit te azilit është shume e vogël. Por pavarësisht këtyre thirrjeve, fluksi i largimeve drejt vendeve te BE-se nuk ndalet. Se fundi autoritetet serbe ndaluan rreth 300 shtetas kosovare qe tentuan te kalonin ilegalisht kufirin me Hungarinë.