Shtatë vjet nga pavarësia e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova feston 7 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ky përvjetor e gjen shtetin më të ri në Ballkan me një pozitë më të konsoliduar në rajonin e Ballkanit, ndërsa vendi është në një proces bisedimesh me Serbinë. Kosova, ndërsa njihet ndërkombëtarisht prej 106 nga 193 shtete anëtare të okb-së dhe 23 vende të Bashkimit Europian. me Brukselin, qeveria Mustafa është në negociata për të marrë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave. Shpalljes së pavarësisë i ka paraprirë një proces i gjatë që nga viti 1989 e më herët, ku popullata shqiptare nuk i është bindur regjimit të ish-Jugosllavisë. Nën represionin e vazhdueshëm të policisë dhe ushtrisë serbe filluan të dalin grupet e para të armatosura dhe më 28 nëntor 1997 në Llaushë të Drenicës u formua ushtria çlirimtare e Kosovës. Në vitin 1998 filluan sulmet e policisë mbi fshatrat ku qëndronte UÇK-ja për tu zgjeruar edhe në gjithë territorin e Kosovës. Në mars të vitit 1999 NATO filloi sulmet ajrore mbi Serbinë pas Marrëveshjes së Rambujesë, e nënshkruar vetëm nga pala kosovare. Gjatë luftës u vranë mbi 12 mijë shqiptarë, shumë u plagosën, më shumë se një milion njerëz u burgosën, ndërsa u dogjën shumë shtëpi dhe shkolla. Një muaj pas sulmeve të vitit 1999 Serbia pranoi kapitullimin. Për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës OKB angazhoi ish presidentin finlandez Martti Ahtisaari, i cili hartoi dokumentin e njohur si ?Plani Ahtisari?, që parashikonte shpalljen e pavarësisë nën mbikëqyrjen e ndërkombëtareve, rol të cilin e mori misioni EULEX. Pas këtij hapi, Kosova shpall pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. po në këtë vit ajo u bë me kushtetutë ndërsa një vit më vonë u formua forca e sigurisë së Kosovës. Shtatë vjet nga dita e shpalljes së pavarësisë, Kosova përballet me një numër të lartë papunësie, që përllogaritet në 30%, dhe mbi 55% te të rinj. Pikërisht varfëria, i ka shtyrë qytetarët e Kosovës, që të mos e shohin më të ardhmen në shtetin e tyre, por të emigrojnë masivisht në Hungari, shtet të cilin e shohin si një trampolinë për në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Recommended