Fiks Fare, 24 Dhjetor 2014, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

  • 8 years ago
Rruget qe te cojne ne pika turistike

Rruga qe lidh Shkodren me zonen e Dukagjinit me fshatin Kir eshte rreth 14 km e gjate. Eshte nje rruge qe lidh shume fshatra. Rruka nga Prekali ne Kir eshte e mbushur me pllaka perkujtimore me emra njerezish te rene ne humnere gjate viteve. Eshte folur disa here per riparimin e rruges por deri tani banoret po vuajnr gjendjen e rruges pavarsisht se ne kete rruge kalojne dhe turiste te huaj qe shkojne ne Theth
Rruga qe te con ne Theth Thethi eshte nje nga zonat dhe vendet me te bukura dhe te frekuentuara kohet e fundit si nga turistet e huaj ashtu edhe ata vendas. Mirepo sikurse duhet te jene keto vende me nje infrastukture te mire jo vetem rrugore por edhe orientuse atje thuajse mungone gjithcka. Sapo largohemi nga Shkodra dhe drejtohesh per ne Theth ndeshesh me rruge e cila eshte shume e keqe. ne momentin qe ne mberrijme atje nuk ka asgje qe te na orientoje se ku jemi, ne cvend duhet te shkojme per te vizituar kete vend i cili ka vetem ate qe i ka falur zoti sepse dora e njeriut nuk ndihet ne asnje vend. Pervec kesaje, kur ne vendosem per te bere nje shetitje ne kete vend, cudia me e madhe ishte qe ne mes te pyllit te virgjer hasem me shume pirgje te medha me mbeturina te konsumit ushqimore dhe pijeve te cilat jane te hedhura nga banore te ndryshem dhe nga bizneset e restoranteve dhe hoteleve ne kete vend.
Plane te rruges e cila te cone ne Theth e cila eshte e keqe dhe pylli i kesaje zone ne shume vende jane te mbushura me mbeturina urbane dhe me nje pirg te madh me lesh te cilet fshataret pasi kan qethur delet dhe deshet i kan hedhur ne mes te pyllit.
Intervista me Turiste te huaj te cilet thone qe zoti ka krijuar nje mrekulli mirepo nuk eshte sikurse duhet sepse eshte edhe pis.
Intervista dhe me banore te cilet thone qe nuk ve dore njeri qe te permiresohet gjendja.
Interviste me Kryeplakun i cili gjithashtu shprehet qe gjendja nuk eshte sikurse duhet te jete sepse askush nuk na ka perkrahur, ne jemi ankuar gjithandeje madje edhe ne Komune mirepo indeferenca eshte totale. As qofte edhe kosha plehrash nuk ka ketu, ndaj bene apel qe te nderhyet.

Recommended