Bushati: I gjithë rajoni në NATO - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ministri Bushati deklaroi se Shqipëria e shikon me pozitivitet afrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në Aleancën Atlantiko-Veriore. Ai tha se Tirana do të bashkëpunojë me Serbinë dhe Kosovën, me qëllim që këto dy vende të kenë një perspektivë konkrete të anëtarësimit në NATO.