Vritet xhihadisti amerikan - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 9 years ago
Shtëpia e Bardhë konfirmoi vdekjen e një shtetasi amerikan që besohet se ka luftuar në krah të militantëve në Siri. Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtar, Caitlin Hayden pohoi se zyrtarët në Uashington kanë qenë në dijeni të veprimtarisë se Douglas McCain-it në këtë vend, ku mund të jenë me dhjetëra amerikanë që veprojnë në anën e xhihadistëve.