Kodheli: Të hetohen akuzat për drogën - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 9 years ago
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë të dhënat e bëra publike nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Ermonela Felaj, për përdorimin e insfrastrukturës ushtarake për trafikun e drogës, e cila një ditë më parë pohoi se trafiku i drogës me avionë është bërë gjatë vitit 2012 dhe 2013 nga baza të ndryshme ushtarake, veçanërisht në aerodromin e Gjadrit dhe me dijeninë edhe të ish-drejtuesve të Forcave të Armatosura.