BDI: Integrimi do të jetë prioritet - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Zhbllokimi i procesit integrues të Maqedonisë do të jetë prioritet kryesor për Bashkimin Demokratik për Integrim në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së re. Në rast se, në këtë plan nuk arrihen rezultate partia shqiptare BDI ka paralajmëruar se do ta rishikojë marrëveshjen për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në e kryeministrit Nikolla Gruevski.