"Bujqësia po merr rëndësinë që i takon" - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 9 years ago
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit, Petrit Vasili, gjatë një bashkëbisedimi me fermerët e Lushnjes në zonën e Tërbufit, deklaroi se bujqësia ka marrë një rëndësi të madhe në projektet e qeverisë shqiptare pasi, siç u shpreh ai, një bujqësi që lëngon është një Shqipëri që vuan, ndërsa një bujqësi e zhvilluar do të thotë një Shqipëri më konkurruese në Europë.