Pronat, çështje pa zgjidhje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është dokumenti zyrtar që Këshilli i Europës i ka nisur shtetit shqiptar në qershor të vitit 2012-të, ku i kërkon që të zgjidhë në mënyrë të shpejtë dhe përfundimtare çështjet e pronësisë. Në këtë letër këshilli i rekomandon Shqipërisë një plan pilot përmes të cilit çështjet e ngjashme të cilat kanë marrë të drejtë nga Gjykata e Strasburgut të mos ankimohen më aty, por të zbatohen direkt nga pala shqiptare. Konkretisht ka të bëjë me çështjet ku vetë gjykatat shqiptare i japin të drejtë pronarit për kthim ose kompensim të pronës por që nuk zbatohen nga ana e qeverisë. Në dokument thuhet qartë qw pas marrjes së vendimit të Gjykatës se prona duhet të kthehet, brenda 18 muajsh qeveria shqiptare duhet të bëjë kompensimin fizik ose monetar të saj. Por në të vërtetë ky rekomandim nuk ka gjetur zbatim. Gëzim Boçari është pronar i një toke në bregdetin e Jonufrës, dhe deri tani edhe pse ka në dorë një vendim të Gjykatës së Lartë dhe të asaj të Strasburgut ku i njihet e drejta për kompensim fizik nuk ka marrë asnjë metër nga toka e tij. Gëzim Boçari thotë se Gjykata e Strasburgut e ka gjobitur shtetin shqiptar me 50 mijë euro për moszbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhe megjithëse këto para i mori, në fakt shteti nuk i ka kthyer ende pronën. Raste ku vendimet e Strasburgut nuk janë zbatuar akoma janë me dhjetëra, por pala më e penalizuar është ajo e taksapaguesve, ku me paratë e tyre shteti ynë shlyen gjobat e vendimeve të gjykatave që nuk i zbaton.

Recommended