Pagë e lartë? Do të paguash më shumë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë ata që kanë një pagë më të lartë se 100 mijë lekë do të paguajnë më shumë kontribute shëndetësore. Ky propozim është bërë nga vetë Instituti i Sigurimeve Shëndetësore dhe drafti ka shkuar në ministrinë e Financave. Burime nga kjo ministri thonë se ende nuk është vendosur se sa do te jete përqindja që do të paguajë një person që ka pagë mbi këtë nivel, por kontributet do të jenë mbi nivelin 3.4% që janë aktualisht. Sot, punëmarrësi dhe punëdhënësi ndajnë përgjysmë këtë kontribut duke paguar nga 1.7% secili. Për ekspertët kjo nismë duhet të zbatohet edhe për pjesën e sigurimeve shoqërore pasi Shqipëria është vendi që ka realizimin më të ulët të taksave që vijnë si pjesë e tatimit të pagës, ndryshe nga kultura fiskale që kanë SHBA-të apo vendet e tjera perëndimore. Që me ardhjen në pushtet të socialistëve ministria e Financave ka nisur hartimin e paketës fiskale, e cila parashikon uljen e disa taksave për shtresën e ulët dhe të mesme, ndërkohë që do të rriten disa të tjera për personat që kanë një pagë më të lartë. Por ky ndryshim mendohet të konkretizohet në gjysmën e dytë të 2014-ës.
Recommended