Marku: Vlora me kriminalitet të lartë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeprokurorja e përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku deklaroi se Vlora ka nivelin më të lartë kriminalitetit si dhe pjesën më të madhe të ngjarjeve të pazbardhura.Marku I kërkoi organit të akuzës që të bashkëpunojë me policinë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale.?Niveli i kriminalitetit është më i lartë në Vlorë se në Fier, Berat dhe Lushnje. Ngjarjet kanë qenë nga më të dhunshmet në qytetin e Vlorës dhe një pjesë e madhe e tyre janë ende të pazbuluara. Me keqardhje pranoj se kam vënë re një apati në veprimet qoftë të Prokurorisë, qoftë të Policisë së Shtetit kur bëhet fjalë për këto ngjarje. Asnjë instituticion nuk mund të punojë i vetëm dhe të ketë rezultat. Ju tani jeni të pavarur në punën tuaj dhe shpejt do vijë momenti që përgjegjësinë për çdo dështim do ta mbani vetë personalisht.?Kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku deklaratat I bëri gjatë analizës vjetore të prokurorise së Vlorës.
Recommended